Himni i Kosovës sot mbush 17 vjet

  • A.P /
  • 11 June 2025 - 08:14
Himni i Kosovës sot mbush 17 vjet

Himni shtetëror i Kosovës sot mbush 17 vjet nga miratimi në Kuvendin 120 anëtarësh që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008. transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Propozimi me shifrën “Europa” u miratua më 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Kur ishte propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të restrikcioneve nga pakoja e ish-presidentit Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës ishte detyruar të heqë tekstin.

(Kosova Sot Online)