Një kosovare shpëtohet nga vrojtuesit në Shëngjin

  • A.P /
  • 12 June 2025 - 13:37
Një kosovare shpëtohet nga vrojtuesit në Shëngjin

Një e moshuar nga Kosova derisa ishte me pushime në Shëngjin është shpëtuar sot nga vrojtuesit e detit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E moshuara ishte në rrezik për mbytje derisa ishte duke u larë në det.

Vrojtuesit e detit i kanë dhënë ndërhyrjen e parë kosovares, dhe pastaj është dërguar në Spitalin e Lezhës për trajtim të mëtejshëm mjekësor dhe sipas raportimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)