Ky është i riu nga Podujeva që humbi jetën tragjikisht në një liqen

  • A.P /
  • 14 June 2025 - 12:28
Ky është i riu nga Podujeva që humbi jetën tragjikisht në një liqen

Ardian Dushkolli ka humbur jetën tragjikisht në një liqe në Gjermani. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij, derisa e ka konfirmuar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkruar se është shumë i pikëlluar për ndarjen tragjike nga jeta të Ardianit dhe se humbja e tij e papritur dhe e rëndë ka mërzitur të gjithë.

“Në këto çaste të vështira, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dushkolli. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje!”, ka shkruar Bulliqi.

(Kosova Sot Online)