
Raketat antibalistike izraelite shpërthejnë gabimisht në aeroport

Një nga sistemet e mbrojtjes kundër raketave balistike në aeroportin e forcave ajrore izraelite Nevatim, si pasojë e një defekti të raketës që u lëshua, dëmtoi një pjesë të aeroportit dhe potencialisht shkatërroi lëshuesin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë sulmit të mbrëmshëm me raketa balistike nga Irani ndaj Izraelit, një nga sistemet e mbrojtjes kundër raketave, që sipas shumë burimeve thuhet të jetë “David’s Sling” (Hobeja e Davidit), me të paktën dy raketa goditi aeroportin Nevatim dhe dëmtoi lëshuesin.
Gabime të tilla ndodhin kryesisht për shkak të mbingarkesës gjatë sulmit, që prek sistemin e shpërndarjes së të dhënave nga radari tek lëshuesit që qëllojnë raketat kundër raketave balistike.
(Kosova Sot Online)