
Ahmeti: Konflikti në Iran e shpëton Netanyahun nga burgu

Amir Ahmeti, ish-ambasador i Kosovës në Katar, ka deklaruar se konflikti i nxitur në Iran e shpëton kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, nga burgu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka deklaruar se Netanyahu është kriminel, i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, si dhe i kërkuar nga gjykata në Izrael për keqpërdorim dhe korrupsion.
“…E shpëton Benjamin Netanyahun nga burgu. Ai është kriminel i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, i kërkuar nga gjykata në Izrael për keqpërdorim dhe korrupsion. Lufta në Gaza ka nisur në kohën kur kishte protesta për dorëheqje të tij. Nuk është i interesuar as Irani as Izraeli apo populli izraelit. Po i intereson vetëm vetja e tij. Ai po do të gjejë një derë dalje nga situata që gjendet”, ka deklaruar Ahmeti.
Ai ka shtuar se situata në Gaza ka eskaluar shumë dhe vendet perëndimore kanë dalë kundër Netanyahut, duke i vetëm sanksione partive partnere të tij.
“E kemi Norvegjinë dhe unionin e bizneseve atje që votuan për ndërprerje të raporteve me Izraelin. Kemi një situatë që do të shmangë çdo lloj bashkëpunimi me Izraelin. Ndalja e luftës në Gaza do të nënkuptonte rënie të qeverisë dhe Netanyahu në burg. Shpëtimi i luftës me Iranin dhe detyrimi i uljes së Iranit në bisedime për të realizuar marrëveshje. Netanyahu do ta marrë si triumf duke thënë se ‘unë e detyrova të pranojë ofertën amerikane’ dhe të shpëtojë nga një situatë”, ka deklaruar ish-ambasadori.
Sipas Ahmetit, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, quhen të tilla por “asnjëherë s’është mbrojtur se e kanë sulmuar shtetet e tjera”, por tha se gjithmonë ka sulmuar me paragjykime “pasi thonë se po luftojnë për ekzistencë”.
“Viktimizimi i saj ka përfunduar dhe këto gënjeshtra s’i merr më askush”, ka shtuar ai n'ktv.
Ahmeti ka shtuar presidenti amerikan, Donald Trump, ka fuqi të madhe dhe mund të ndikojë në ndaljen e këtij konflikti.
(Kosova Sot Online)