Murati: Deputetët e opozitës duhet të votojnë dhe se ata janë të obliguar

  • A.P /
  • 17 June 2025 - 10:18
Murati: Deputetët e opozitës duhet të votojnë dhe se ata janë të obliguar

Hekuran Murati ka deklaruar se deputetët e opozitës duhet të votojnë dhe se ata janë të obliguar ta bëjnë këtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kushtetuta, interpretimi i Gjykatës Kushtetute ka thënë se deputetët  në seancën konstituive duhet të votojnë, janë të obliguar të votojnë. Vullneti i tyre i lirë është që të zgjedhin qysh të votojnë, për, kundër apo abstenim, por  duhet të votojnë. Tash kemi mbi 20 herë, mbi 20 seanca që deputetët e opozitës vijnë por nuk votojnë, nuk e ushtrojnë obligimin e tyre kushtetues”, tha Murati.


(Kosova Sot Online)