Vdiq 23-vjeçarja që ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 17 June 2025 - 11:40
Vdiq 23-vjeçarja që ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 29 maj rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një 23-vjeçare pati rënë nga kati i katërt i një ndërtese banimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E reja jetë dje pasi nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve. Për vdekjen e Adelina Sinanit ka njoftuar bashkëshorti i të ndjerës.

Sinani dyshohet se aksidentalisht kishte rënë nga dritarja e banesës së saj, derisa ishte duke pastruar xhamat.

E reja ishte gjetur e shtrirë në tokë pranë objektit “MureBest” dhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohet për lëndime të rënda trupore.

(Kosova Sot Online)