
Gjykata Themelore në Prizren jep detaje për rastin në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar një njoftim për rastin që ndodhi sot në gjykatën në Suharekë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dy palët e përfshira ishin përfshirë në një rast të lëndimit të lehtë trupor më 28 dhjetor të vitit të kaluar.
Në njoftim thuhet se palët pa e kaluar kontrolline sigurimit, H.K. e ka nxjerrë një mjet të fortë nga çanta dhe e ka sulmuar B.B.
Njoftimi i plotë:
Lidhur me interesim dhe kërkesat për informacion, ju njoftojmë si në vijim:
Sot me date 18.06.2025, në ora 11:00, në Gjykatën Themelore – Dega në Suharekë, ka ndodhur një incident në mes të palëve që kanë qenë të ftuar për shqyrtim gjyqësor.
Pranë Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, me 28.02.2025, është pranuar lënda në Departamentin Penal, ndaj një (1) të akuzuarit. B.B., për shkak të veprës penale lëndim I lehtë trupor, ku i dëmtuar është pala H.K., (ngjarje e cila kishte ndodhur me datë 28.12.2024).
Gjyqtari i procedurës, ka caktuar shqyrtimin fillestar, për datën e sotme 18 qershor, nga ora 11:00.
Në hyrjen e oborrit të Gjykatës, kur palët po hynin (pa kaluar kontrollin e sigurimit dhe kontrollit fizik), pala H.K., ka nxjerrë një mjet të forte nga çanta e tij, dhe sulmon personin B.B.,.
Në ato moment ka reaguar edhe sigurimi fizik i Gjykatës, (të cilët ndodheshin brenda objektit të Gjykatës), dhe kanë ndaluar konfliktin dhe menjëherë është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila ka vazhduar me procedurën hetimore, dhe palës që ka pësuar lëndimet i është dhënë ndihma mjekësore, derisa kanë arritur ekipet e emergjencës.
Gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, ka ofruar bashkëpunimin e plotë për Policinë e Kosovës me qëllim të zbardhjes së ngjarjes.
(Kosova Sot Online)