
Naim Murseli ekzaminohet në Neurologji, por përfundon në Psikiatri

Naim Murseli i akuzuari për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj ka përfunduar ekzaminimin në QKUK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nën përcjelljen e Policisë ai është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e prej aty, më pas ai është kthyer në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.
Murseli është shtruar në Klinikën e Psikiatrisë tash prej shtatë ditësh, ka thënë drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.
Ai ka thënë se Murseli do të qëndrojë në institut deri sa të bëhet ekzaminimi i plotë i tij, dhe deri kur mjekët e vlerësojnë se është i mjaftueshëm qëndrimi i tij aty, sipas kohes.
Në seancën gjyqësore të mbajtur më 4 qershor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ishte aprovuar kërkesa e mbrojtjes që Naim Murselit t’i bëhej ekzaminim psikiatrik.
Lidhur me këtë rast të akuzuar janë pos Naim Murselit edhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
(Kosova Sot Online)