Miftaraj për kolapsin në KEK-ut: Të japë dorëheqje Artane Rizvanolli

  • A.P /
  • 20 June 2025 - 14:12
Miftaraj për kolapsin në KEK-ut: Të japë dorëheqje Artane Rizvanolli

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar lidhur me kolapsimin e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe njoftimin e KESCO-s se nga nesër do të duhet të importojnë të gjithë sasinë e rrymës për konsumatorët kosovarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Miftaraj ka thënë se nëse ndodh kjo, ministrja Artane Rizvanolli duhet të dorëhiqet nesër në mëngjes.

“Lajm teper i keq per qytetaret. Parajse financiare per tregtaret e rrymes nga pushteti.Ministre Rizvanolli nese kjo ndodh, neser ne ora 8 ne mengjes ofrimi i doreheqjes do ishte minimumi nëse ke pak etike dhe integritet”, ka shkruar Miftaraj.

(Kosova Sot Online)