
Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe në përpjekjen e 35-të për konstituim

Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot në përpjekjen e 35-të për konstituim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Deklaratat er Deharit si kryesues ishte e njejtë derisa dhe qëndrimet e deputetëve ishin po të njejta
Pasi nuk kishte korum seanca u shty sërish.
Në vazhdimin e seancës së sotme në sallë ishin 94 deputetë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, por për të cilin s’pati kuorum.
Nga 94 deputetë, 51 votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
Kjo është hera e 27-të që Komisioni dështon të formohet. Përmes tij partia e parë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, synoi të zëvendësojë hedhjen në votim të kandidates së tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, meqë për disa seanca radhas s’arriti t’i merrte votat e nevojshme.
(Kosova Sot Online)