Bizneset përmes OEK i drejtohen Albin Kurtit: ZRRE të anulojë vendimin

  • A.P /
  • 25 June 2025 - 13:10
Bizneset përmes OEK i drejtohen Albin Kurtit: ZRRE të anulojë vendimin

Oda Ekonomike e Kosovës, së bashku me përfaqësuesit e tjerë të sektorit privat, i janë drejtuar kryeministrit të vendit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet e fundit globale që parashikojnë rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke kërkuar nga ky i fundit që të përkrah bizneset përmes subvencioneve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në komunikatën e OEK, përveç subevncionimit të sektorit privat, theksohet edhe kërkesa që ZRRE të anulojë vendimin për daljen në tregun e lirë të energjisë.

Oda Ekonomike e Kosovës, së bashku me përfaqësuesit e tjerë të sektorit privat, i është drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet e fundit globale që parashikojnë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Duke pasur parasysh se shumë qeveri të shteteve evropiane tashmë kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të mbrojtur ekonomitë e tyre përmes subvencioneve dhe mbështetjes direkte për bizneset, kërkojmë që edhe Qeveria e Kosovës të ndjekë këtë shembull dhe të ndërmarrë veprime konkrete në mbështetje të sektorit privat.

Në këtë kontekst, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të subvencionojë sektorin privat dhe të kërkojë nga ZRrE anulimin e vendimit për daljen në tregun e lirë të energjisë, me qëllim të mbrojtjes së prodhimit vendor, bizneseve, qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

Për më tepër, mund të lexoni shkresën e plotë drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe materialin informativ për suportin nga qeveritë evropiane për sektorët e tyre privat.

(Kosova Sot Online)