Lideri suprem i Iranit: SHBA ka dështuar me sulmet

  • A.P /
  • 26 June 2025 - 14:09
Lideri suprem i Iranit: SHBA ka dështuar me sulmet

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë në fjalimin e tij të parë që nga arritja e armëpushimit Izrael-Iran se SHBA-ja ka “dështuar të arrijë ndonjë gjë domethënëse” duke sulmuar objektet bërthamore të Iranit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka bërë një përshkrim “jashtëzakonisht të ekzagjeruar” të asaj që ka ndodhur.

“Ishte e qartë se ai duhej ta bënte këtë”, ka thënë Khamenei, duke shtuar se kushdo që dëgjonte mund të kuptonte se SHBA-ja po i ekzagjeronin gjërat për të shtrembëruar të vërtetën.

“Ne sulmuam një nga bazat kryesore të SHBA-së në rajon, dhe ata u përpoqën ta minimizonin këtë”, ka thënë Khamenei. 

Sipas tij, populli iranian demonstroi unitetin e tij teksa ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit i cili bënte thirrje për dorëzim. 

“Për një vend dhe komb të madh si Irani, vetëm përmendja e dorëzimit është një fyerje”, ka shtuar Khamenei.


(Kosova Sot Online)