Vjen reagimi nga VV për aktgjykimin e Kushtetueses: S’ka nevojë për 30 ditë, të procedohet votimi i fshehtë

  • A.P /
  • 27 June 2025 - 07:35
Vjen reagimi nga VV për aktgjykimin e Kushtetueses: S’ka nevojë për 30 ditë, të procedohet votimi i fshehtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, është i pari nga LVV që ka reaguar pat aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Murati ka thënë se ky aktgjykim tegon se votimi i fshehtë nuk e shkel kushtetutën.

Ai thotë që nuk ka nevojë për 30 ditë, por mund të kryhet kjo punë.

Postimi i plotë i Muratit:

1. Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet.

2. Të gjitha partitë duhet të angazhohen për të konstituuar Kuvendin, sidomos ato që propozojnë anëtarë në kryesi të Kuvendit.

3. Të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim.

Këto i kemi thënë që nga dita e parë. Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese.

S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë.

(Kosova Sot Online)