Gërvalla: Aktgjykimi është goxha i përgjithshëm, do të mund të ishte më konkret

  • A.P /
  • 27 June 2025 - 13:05
Gërvalla: Aktgjykimi është goxha i përgjithshëm, do të mund të ishte më konkret

Deputetja Donika Gërvalla, ka kritikuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se aktgjykimi ishte i përgjithshëm.

“Aktgjykimi është goxha i përgjithshëm, do të mund të ishte më konkret, e të jepte rrugëdalje”, tha ajo.

Kujtojmë se, në aktgjykimin e Gjykatës, partive politike i është dhënë afat prej 30 ditësh që të bëhet konstituimi i Kuvendit. Por, në mënyrë eksplicite nuk është thënë nëse votimi i fshehur (pra ndryshimi i mënyrës së votimit), në të cilin po insiston VV-ja, është apo jo, në kundërshtim me kushtetutën.


(Kosova Sot Online)