
Mbyllet një qebaptore në Prishtinë pasi dyshohet se aty u helmuan rreth 30 persona

Disa persona raportohet të jenë shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në një ditë të vetme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rapotohet se janë rreth 30 persona që kanë shfaqur simptoma të helmimit nga ushqimi.
Këto probleme shëndetësore, atyre dyshohet se u janë shfaqur pas konsumimit të ushqimit në një qebaptore në lagjen Kodra e Trimave të Prishtinës.
Redaksia ka kontaktuar me U.D. Drejtorin e Klinikës Infektive, Arben Vishaj, për të mësuar më shumë rreth këtij rasti, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të japë informacione.
Blerim Lunjin, inspektor sanitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, e ka konfirmuar rastin për dyshime për helmim.
Po ashtu, ai tha se qebaptoren në fjalë e kanë mbyllur dhe janë në pritje të rezultateve të analizave.
“Është mbyll lokali, janë marrë strishot edhe mostrat e ushqimit, dhe në momentin që dalin rezultatet, të hënën e kuptojmë se a ka elemente helmimit”, ka thënë Lunji.
(Kosova Sot Online)