Trump mohon bisedimet me Iranin: As që po flas me ta

  • A.P /
  • 30 June 2025 - 11:00
Trump mohon bisedimet me Iranin: As që po flas me ta

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë pretendimet për ndonjë marrëveshje apo kontakt me Iranin, duke sulmuar një senator demokrat dhe duke u distancuar nga politika e paraardhësit të tij, Barack Obama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump ka shkruar:

“Njoftojeni senatorin demokrat të rremë, Chris Coons, se unë nuk po i ofroj Iranit asgjë. Ndryshe nga Obama, i cili u dha atyre miliarda dollarë nën marrëveshjen e marrë ‘RRUGA drejt një Arme Bërthamore – JCPOA, unë as që po flas me ta, pasi ne ua SHKATËRRUAM totalisht kapacitetet bërthamore.”

Kjo deklaratë e Trump vjen në një moment tensioni të shtuar në Lindjen e Mesme dhe debate të brendshme në SHBA për qasjen ndaj Iranit. JCPOA (Marrëveshja për programin bërthamor iranian) ishte nënshkruar në vitin 2015 dhe u braktis nga SHBA gjatë presidencës së Trumpit në vitin 2018.

(Kosova Sot Online)