
Osmani do të tentojë për herë të dytë të ndikojë në zhbllokimin e ngërçit politik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të tentojë për herë të dytë të ndikojë në zhbllokimin e ngërçit politik në të cilin ka hyrë vendi pas dështimeve për konstituim të Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo ka ftuar në takim liderët e partive politike në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga bllokada që po vazhdon tash e disa muaj.
E para e vendit ka planifikuar dy ditë takime me liderët e partive politike në vend.
Ditën e parë takimet i ka rezervuar për partitë politikë shqiptare, ndërsa të enjten, Osmani i pret në takim liderët e partive nga minoritetet.
Të gjithë liderët e partive politike i janë përgjigjur pozitivisht takimit të thirrur nga presidentja Osmani,
Ndryshe nga hera e parë, këtë herë Osmani do t’i takojë ‘veç e veç’ liderët e partive.
Takimet janë planifikuar të nisin ditën e mërkurë në ora 10:00 dhe do të përfundojnë në ora 16:00, për të vazhduar edhe ditën e enjte.
Të parin në takim do ta pres kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të vazhduar pastaj me Memlin Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.
(Kosova Sot Online)