
Ky është i riu nga ky vend i Kosovës që vdiq pas vetaksidentit tragjik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vetaksident trafiku ka përfunduar me pasoja fatale për një të mitur dhe lëndim të rëndë për dy të tjerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Viktima e këtij aksidenti tragjik është Metlind Neziri, 15 vjeçar, nga fshati Treboviq.
Ndërsa pasagjeri tjetër F.M., rreth 16-vjeçar dhe vetë shoferi D.L. u dërguan me urgjencë në QKUK, në gjendje të rëndë shëndetësore.
(Kosova Sot Online)