Lushtaku: Albin Kurti flet shqip por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin

  • A.P /
  • 03 July 2025 - 11:08
Lushtaku: Albin Kurti flet shqip por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurtit për deklaratat për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

”Një i lig dhe i paftyrë mbrëmë kishte llomotitur në një studio televizive, duke përmendur emrat e heronjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. I frikësuar nga hija e tyre dhe në panik, po bën maksimumin për t’i dëmtuar ata në procesin delikat në të cilin ndodhen. Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal”, tha Lushtaku.

Kurti mbrëmë tha se PDK-ja nuk është reformuar sepse sipas tij ka katër apo pesë kryetarë.

Madje, ai involvoi edhe dy ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi e Kadri Veseli që po gjykohen në Hagë që 5 vjet.

Por, Kurti thotë se PDK-ja konsultohet akoma me ta. Rrjedhimisht thotë se nuk mund të ketë koalicion.

(Kosova Sot Online)