Merz i bën thirrje BE-së për zgjidhje të shpejtë

  • A.P /
  • 03 July 2025 - 12:00
Merz i bën thirrje BE-së për zgjidhje të shpejtë

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin e negociatave me SHBA-në, kancelari gjerman Friedrich Merz, ka përsëritur thirrjen e tij që Bashkimi Evropian të arrijë një marrëveshje “të shpejtë dhe të thjeshtë” për tarifat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Është më mirë të arrihet një zgjidhje e shpejtë dhe e thjeshtë sesa një marrëveshje e gjatë dhe e ndërlikuar që mbetet në tryezën e negociatave për muaj të tërë,” është shprehur Merz, raporton AFP.

Komentet e kancelarit vijnë ndërsa komisioneri i BE-së për tregti, Maros Sefcovic, ndodhet në Uashington për bisedime me autoritetet amerikane, përpara afatit të javës së ardhshme.

(Kosova Sot Online)