Albin Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve

  • A.P /
  • 08 July 2025 - 10:08
Albin Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë ndjekur sot nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në fshatin Sopijë të Suharekës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Korrjet janë zhvilluar në arat e bujkut Gjema Beqiri, ku Kurti dhe Peci panë nga afër procesin e të korrave dhe u informuan për rrjedhën e punës, rendimentin e grurit dhe sfidat me të cilat përballen fermerët.

(Kosova Sot Online)