Një aksident ka ndodhur në rrugën Gjakovë- Klinë

  • A.P /
  • 08 July 2025 - 11:40
Një aksident ka ndodhur në rrugën Gjakovë- Klinë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë- Klinë, ku tre persona kanë pësuar lëndime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka ai.

(Kosova Sot Online)