Gjykata e Lartë lë në fuqi paraburgimin për Erion Veliajn

  • A.P /
  • 08 July 2025 - 14:34
Gjykata e Lartë lë në fuqi paraburgimin për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka vendosur sot të lërë në fuqi masën e sigurisë për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me këtë vendim, Gjykata rrëzoi rekursin e paraqitur nga Veliaj, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të Apelit të GJKKO-së. Veliaj ndodhet aktualisht në paraburgimin e Durrësit.

(Kosova Sot Online)