
Vdes në QKUK personi që ishte përfshirë në një aksident

Ka vdekur në QKUK një person që ishte aksidentuar më 2 korrik në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Pejë 02.07.2025 – 00:02. Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se ka vdekur edhe viktima tjetër mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e aksidentit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”
(Kosova Sot Online)