Avokati Besnik Berisha i cili mbron njërin nga policët e akuzuar: Kemi një situatë ku duhet të flasë mjekësia

  • A.P /
  • 09 July 2025 - 16:01
Avokati Besnik Berisha i cili mbron njërin nga policët e akuzuar: Kemi një situatë ku duhet të flasë mjekësia

Avokati kosovar, Besnik Berisha, i cili përfaqëson njërin prej policëve të arrestuar nën dyshimin për veprën “vrasje nga pakujdesia” për rastin e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, ka thënë se është kërkuar paraburgimi nga Prokuroria, vetëm për shkak se janë raportet e acaruara mes familjes së viktimës dhe policëve të arrestuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot u kërkuar masa e paraburgimit për një arsye, për shkak të raporteve të acaruara”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, veprimet e Agon Zejnullahut kanë qenë të dhunshme dhe se policët e kanë kryer punën e tyre.

“Veprimet e të ndjerit kanë qenë të dhunshme. I pari që ka telefonuar Policinë është një prokuror.Zyrtarët policor e kanë kryer detyrën e tyre. Ata s’janë kardiolog, s’janë pulmolog. Kemi një situatë në të cilën duhet të flasë mjekësia”, ka thënë Berisha.

Avokati mbrojtës ka pasur kritika për ndihmën mjekësore që i është ofruar nga ndihma e shpejt. Sipas tij, mjekja që del nga autoambulanca, del sikur ta ketë ftuar dikush për kafe.

“Ndihma mjekësore nuk ka qenë e duhura. Dihet që del doktoresha si me e ftu dikush me pi kafe. Nuk provohet ti jepet në vend ndihma. Prandaj nxitoi zonja e nderuar, që t’i fajësojë policinë, para se të flasë mjekësia”, ka thënë Berisha.


(Kosova Sot Online)