Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 10 July 2025 - 11:08
Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në mëngjesin e sotmen në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti  ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

‘‘Sot rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, thuhet në përgjigjen e policisë.

(Kosova Sot Online)