Koci: Me qenë ne si populli i Ukrainës që i gjuanin deputetët në bërllok

  • A.P /
  • 14 July 2025 - 13:17
Koci: Me qenë ne si populli i Ukrainës që i gjuanin deputetët në bërllok

Avokati Arianit Koci ka shpërndarë një kronikë të BBC’së që tregon si një politikan në Ukrainë ishte hedhur në mbeturina si pasojë e revoltës së qytetarëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Koci ka thënë se po të ishte populli i Kosovës si i Ukrainës “nuk kishin guxu” me e blloku kaq gjatë konstituimin e kuvendit.

“Me qenë ne, populli, si ai i Ukrainës – që i gjuajshin deputetët në bërllog – nuk kishin guxu politikanët tanë me vepru kështu. Por, ata e dinë shumë mirë kush jemi. E dinë që nuk reagojmë – edhe pas 50 dështimëve. Prandaj po vazhdojnë. Jemi qyqana, veç ta dini!”


(Kosova Sot Online)