Ministria e Mbrojtjes: Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda prodhim i ShBA-së

  • A.P /
  • 14 July 2025 - 15:07
Ministria e Mbrojtjes: Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda prodhim i ShBA-së

Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar se kanë marrë disa autoblinda, prodhim të SHBA’së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e MM’së, Liridona Gashi, tha se këta autoblinda janë prokuruar bazuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet.

Ajo ka shtuar se pritet të marrin edhe disa të tjerë.

“Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda, prodhim i ShBA, të cilat janë prokuruar bazuar në planin bilateral  të blerjeve shtet më shtet, miratuar paraprakisht, dhe pritet të pranojmë edhe disa të tjera deri në përfundim të këtij aktiviteti të blerjeve. Këto janë informacionet të cilat mund të ndajmë me publikun në këtë fazë.” 

(Kosova Sot Online)