
Trajnimi në akademinë policore pritet të zgjatet nga 3 në 6 muaj

Për 350 vende në Policinë e Kosovës kanë aplikuar afro 6900 qytetarë në konkursin e fundit, i cili u mbyll së fundmi. Sipas njohësve të kësaj fushe, kjo po bëhet më shumë për të hyrë në punë të shtetit shkaku i stabilitetit më të madh, ndërkaq trajnimi i tyre do të zgjatet në 6 muaj, siç kishte qenë më herët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Shumë shpejt pritet që Kosovës t’i shtohen edhe 350 policë të rinj. Kjo pasi që sapo është mbyllur konkursi i hapur nga Policia e Kosovës. Megjithatë, për këto pozita do të zhvillohet një garë e ashpër, meqenëse numri i aplikimeve është goxha i madh
Trajnimi që ka qenë 3 muaj, shumë shpejt do të kthehet në 6 muaj. Në bazë të informacioneve që kemi, do të kenë trajnime të mjaftueshme si për armë dhe të tjerat, dhe duhet t’i kushtohet rëndësi shumë edhe trajnimeve që do të kryhen pas Akademisë, sidomos në punën e tyre fushore 19-javore.
(Kosova Sot Online)