Një person ka vdekur në autostradën 'Ibrahim Rugova'

  • A.P /
  • 15 July 2025 - 09:19
Një person ka vdekur në autostradën 'Ibrahim Rugova'

Një person ka vdekur në vetaksident në Autostradën “Ibrahim Rugova” për shkak të humbjes së kontrollit mbi kamionetën që po drejtonte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lëndime ka pësuar edhe pasagjeri me të i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Njoftimi:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Autostrada Ibrahim Rugova, Dalja Prizren Jug / 14.07.2025 – 19:45. Është shkaktuar një vet-aksident trafiku ku si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

(Kosova Sot Online)