
Vdiq në Shqipëri në moshën 20-vjeçare i riu nga Kosova Anid Hoxha

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha.
Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar, së bashku me shokët e tij.
Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Anidin!”, shkroi ai.
(Kosova Sot Online)