Mustafa: Vjosa Osmani duhet të sqarohet për agresion serb të parandaluar nga Trump

  • A.P /
  • 15 July 2025 - 14:21
Mustafa: Vjosa Osmani duhet të sqarohet për agresion serb të parandaluar nga Trump

Vjosa Osmani duhet ta bëjë vetëm një ‘sqarim’: pse kur ka [dhe nëse ka] informacione të tilla [për agresion serb në bërje, të parandaluar nga Trump] nuk qëndroi dhe nuk qëndron në Kosovë për t’u ballafaquar me situatën?

Vetëm kaq sqarim i detyrohet vendit – në konferencën e njoftuar për media ‘nga mesi i javës’ – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kështu tha Isa Mustafa, ish-Kryeministri i Kosovës, në një përgigje pyetur rreth fjalëve të saj të dhëna në ShBA që u bënë brum për debat të ashpër në vend; për çka edhe s’vonoi përgënjeshtrimi nga emisari amerikan, Richard Grenell, i cili i atribuoi ‘manipulim’ dhe ‘turp’ fjalëve të saj.

Por, jo veç për ‘konfirmim’ kontraverz të fjalëve të Trump, Isa Mustafa rikujton ashpërsinë dhe kundërshtimin e madh të Vjosa Osmanit – në linjë me Vetëvendosjen – ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit, që tash Osmani e lartësoi si marrëveshje të mirë dhe, për më tepër, që “është zbatuar”.

Krejt kjo për Isa Mustafën përbën “mashtrim” nga ana e Vjosa Osmanit, ndërsa tash sheh që ajo bëhet “altoparlante e gabuar”.

“Sa i përket Presidentit Trump, mendoj se nuk i takon znj. Osmani që të interpretojë apo keqinterpretojë fjalët dhe vlerësimet e tij. Çështjet e sigurisë nuk janë të domenit të interpretimit por të bashkëpunimit dhe të komunikimit. Trump është në Kosovë, sepse këtu janë ushtarët e tij, këtu është NATO, e cila nuk është deklaruar në asnjë rast për këtë rrezik, dhe nuk ka ndryshuar shkallën e mobilizimit ushtarak- luftarak”, tha Isa Mustafa.

(Kosova Sot Online)