
Zbardhen detaje nga vdekja e të riut nga Kosova në bregdetin e Shqipërisë

Kanë dalë detaje të reja për vdekjen e 20 vjeçarit nga Rahoveci në Shqipëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mediat në Shqipëri raportojnë se i riu vdiq derisa po luante volejboll në një plazh në Dhërmi.
“Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij. Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha.
Ai tha se Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar.
(Kosova Sot Online)