BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

  • A.P /
  • 16 July 2025 - 10:30
BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së duhej të vendosej për paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë. Por Sllovakia nuk është dakord. E hapur mbetet edhe çështja e financimit të sistemeve “Patriot” për Ukrainën.

Ministrat e Jashtëm të Europës janë fare pranë një dakordësimi, vuri në dukje Kaja Kallas, e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme pas bisedimeve në Bruksel. Por ajo nuk mundi të komunikojë një sukses. “Jam vërtetë e mërzitur, që nuk mundëm të arrijmë një marrëveshje”, tha Kallas. Nuk u arrit të bindej Sllovakia. Në këtë mënyrë paketa e 18 e sanksioneve ndaj Rusisë dështoi në mbledhjen vendimtare. Me sanksionet e reja synohet, që Rusia të ketë më pak të ardhura se deri tani nga eksporti i naftës në vende të treta. Ishin planifikuar tavane të reja çmimesh për naftën ruse dhe ndalimi i mjeteve lundruese, që të transportojnë naftë nga Rusia me çmime më të larta ose e sigurojnë atë. Krahas Sllovakisë, sipas të dhënave të diplomatëve edhe Malta ka shprehur rezerva kundër këtyre masave. Malta druan se me pa të drejtë mund të ketë disavantazh për sipërmarrjet vendase të lundrimit, nëse ulet ndjeshëm i ashtuquajturi tavan i çmimit të naftës. 

Sllovakia kërkon zhdëmtim financiar

Kryeministri sllovak Robert Fico prej javësh është kundër miratimit të paketës së re të sanksioneveMe kundërshtimin e tij ai do t’i bëjë presion BE-së. Synimi i tij është tek nafta, por kërkon zhdëmtim financiar për vendin e tij, në rast se ndërpritet importi i gazit rus në Sllovaki, që mund t’i shkaktojë dëme ekonomisë së vendit.

(Kosova Sot Online)