
Prokuroria: Bastisjet janë kryer në Agjencinë e Arkivave dhe atë Kadastrale

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bastisur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës objektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lidhur me këtë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, bëri të ditur se bëhet fjalë për Agjencinë e Arkivave dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Ajo ka thënë se aksioni është zhvilluar nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Ju njoftojmë Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institucionin e Arkivës shtetërore dhe institucionin kadastral të Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ju mbaj të informuar”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)