
Qalaj: Kosova është duke rrezikuar një fond 900 milionësh

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj tha se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të shqetësohen, pasi sipas tij, Kosova është duke humbur shumë. transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Kosova po humb shumë, si në aspektin politik ashtu edhe të ndihmave nga jashtë. Ju e dini që Kosova është duke rrezikuar një fond 900 milionësh nga Plani i Rritjes. Nuk shoh ndonjë sinjal që do të ketë ndryshim në bllokadën e krijuar në politikën vendore”, tha Qalaj.
Në lidhje me takimin që po flitet mes kryetarit të VV-së Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, Qalaj tha se duhet të ndodhin.
(Kosova Sot Online)