Ky është zyrtari policor i arrestuar për përfshirje në veprimtari spiunazhi me struktura të Serbisë

  • A.P /
  • 17 July 2025 - 11:14
Ky është zyrtari policor i arrestuar për përfshirje në veprimtari spiunazhi me struktura të Serbisë

Bojan Jevtić, është zyrtari policor ai që është arrestuar nën dyshimet për përfshirje në veprimtari spiunazhi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Jevtic mbante njëkohësisht pozitën e zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një prej strukturave të policisë në pjesën veriore të Kosovës.

I njëjti është arrestuar sot në pikën kufitare “Dheu i Bardhë’’.

Jevtić ka qenë nën hetim dhe vëzhgim prej një kohe të gjatë, për shkak të dyshimeve të bazuara për bashkëpunim me struktura të Serbisë dhe rrjedhje të informatave të ndjeshme me karakter të sigurisë kombëtare.

Image

(Kosova Sot Online)