
Haziri: Albin Kurti dhe të tjerët do të duhej të largoheshin menjëherë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se LVV-ja nuk po angazhohet mjaftueshëm për një marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit institucional, megjithëse tha se tani “po punohet, besoj” me Nismën për këtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se Albin Kurti dhe të tjerët që po ushtrojnë detyrat e kryeministrit dhe ministrave megjithëse janë betuar si deputetë “do të duhej që të largohen menjëherë prej zyreve”, pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme.
“Po e presim me padurim lajmin për një marrëveshje politike”, tha Haziri, i cili megjithatë nuk sheh se po “shtjerren mundësitë” që kjo të ndodhë.
(Kosova Sot Online)