Operacioni i AKI’së, Prokurorisë e IPK kundër spiunazhit: Tek i dyshuari u gjetën miliona

  • A.P /
  • 17 July 2025 - 14:00
Operacioni i AKI’së, Prokurorisë e IPK kundër spiunazhit: Tek i dyshuari u gjetën miliona

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) kanë realizuar një operacion për veprën penale “spiunazhi”, ku është vënë në pranga një epror policie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bojan Jevtic, zëvendëskomandant dhe shef i operativës së një nga strukturave në veri të Kosovës, dyshohet se merrte informacione për sekrete shtetërore të vendit dhe i çonte për tek Agjencia serbe për Inteligjencë, BIA.

Përgjatë bastisjes në shtëpinë e Jevtic, organet e rendit gjetën dy milionë dinarë serb (përreth 17 mijë euro), 10 mijë euro, dokumente dhe një armë pa leje.

(Kosova Sot Online)