
Rama: Kemi ndërmarrë hapa ligjorë ndaj ministrave Murati dhe Çeku

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bëri të ditur se Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, për siç tha ai, bllokimin e qëllimshëm të zhvillimit të kryeqytetit dhe të buxhetit të vitit 2025, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Po, kemi ndërmarrë hapa ligjorë për ministrin e Financave edhe për ministrin e Kulturës. Jemi në proces dhe do t’ju lajmërojmë edhe për hapat me radhë”, tha Rama.
Ai tha se zyrtarë dhe ministra të nivelit qendror janë përpjekur që me qëllim të bllokojnë zhvillimin e projekteve në kryeqytet, madje edhe me veprime që, sipas tij, janë joligjore.
(Kosova Sot Online)