
Pasi një 21 vjeçar me Golf voziste me shpejtësi prej 144 km/h gjobitet nga policia

Më datë 18.07.2025, rreth orës 18:00 njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën transitore Davidovc-Belincë, në Shtime, ka ndaluar një veturë Golf me targa të huaja për kundërvajtje trafiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi Q.Rr. (21 vjeç) po drejtonte automjetin Golf me shpejtësi prej 144 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h. Shpejtësia është matur me radarin laserik.
Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: Gjobë në vlerë prej 300 € dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj.
(Kosova Sot Online)