
Burri që u thith nga aparati i rezonancës magnetike pati në qafë një zinxhir

Një burrë i cili vdiq pasi është thithur nga aparati MRI në Nju Jork, pati një zinxhir të rëndë rreth qafës, tha gruaja e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Keith McAllister, 61-vjeç, hyri në klinikën Nassau Open MRI ndërsa po bëhej skanimi i gjurit të gruas së tij. Forca e fortë magnetike e aparatit e tërhoqi atë brenda nga zinxhiri metalik 9 kilogram rreth qafës së tij, sipas policisë së Qarkut Nassau.
Gruaja e tij, Adrienne Jones McAllister, tha se e kishte thirrur burrin e saj që ta ndihmonte të zbriste nga tavolina.
“Bërtita emrin e Keith “eja më ndihmo të ngrihem”, tha ajo në një intervistë së fundmi.
(Kosova Sot Online)