Sot bëhen 15 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

  • A.P /
  • 22 July 2025 - 07:39
Sot bëhen 15 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Sot bëhen 15 vjet që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me vota pro, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

(Kosova Sot Online)