
Ja kush thotë: Serbia nuk ka kapacitet të përgatisë një sulm si ai në Banjskë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se Serbia aktualisht nuk ka kapacitet për të përgatitur një sulm të ngjashëm me atë në Banjskë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
"Në këtë drejtim, që të marrë [Serbia] një aksion ose një aktivitet në drejtim të Kosovë,s kjo sigurisht se nuk do të ndodhë , përfundimisht edhe në asnjë mënyrë sepse Serbia nuk është e gatshme dhe nuk ka kapacitetet që të përballojë edhe një luftë tjetër, ose edhe një konflikt tjetër të armatosur si ai i Banjskës që ishte…”, ka thënë Mustafa.
Ai theksoi se shteti serb po përballet me probleme të brendshme të cilat nuk di si t’i zgjidhë.
(Kosova Sot Online)