
SPAK merr zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun Erion Veliaj

Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se Veliaj pritet të njoftohet zyrtarisht të mërkurën, 23 korrik, kur ai do të transportohet nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Arrestimi i tij u krye më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe gjashtë biznesmenë të tjerë.
Avokatët mbrojtës dhe vetë Veliaj janë njoftuar për procedurën nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa të mërkurën pritet që SPAK të bëjë publike akuzat e plota ndaj tij.
(Kosova Sot Online)