Vetëvendosje optimiste që do të kenë një përgjigje pozitive nga Nisma

  • A.P /
  • 23 July 2025 - 12:05
Vetëvendosje optimiste që do të kenë një përgjigje pozitive nga Nisma

Deputetja e VV’së: Jemi optimist që do të kemi një përgjigje pozitive nga Nisma deri në fund të kësaj jave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputetja e VV’së, Arbëreshë Kryeziu- Hyseni, ka thënë se janë optimist për një përgjigje pozitive të Nismës.

Ajo tha se pret që përgjigja të vjen para 26 korrikut.

“Kryeministri Kurti është takuar me kryetarin e Nismës, ka pasur një takim në të cilin është folur për kërkesat e të dyja palëve. Ne po presim përgjigje prej këtij subjekti politik dhe jemi optimist që do të kemi një përgjigje pozitive të paktën deri në fund të kësaj jave sepse po i afrohemi datës 26 kur edhe e konsumojmë 30 ditëshin që na është dhënë me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shpresojmë që duhet një gjë e tillë të ndodhë para këtij afati”, tha ajo. 

(Kosova Sot Online)