Shoqëria civile: Ndërprerja e seancës nga Avni Dehari e jashtëligjshme dhe arbitrare

  • A.P /
  • 23 July 2025 - 16:02
Shoqëria civile: Ndërprerja e seancës nga Avni Dehari e jashtëligjshme dhe arbitrare

Arbitrar dhe i kundërligjshëm po konsiderohet veprimi i kryesuesit të seancës konstitutive, Avni Dehari për ndërprerjen e seancës së fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky i fundit tha se nuk ka kushte për mbajtjen e saj, pasi që deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ia largoi mikrofonin Deharit.

Monitorues të punës së Kuvendit thonë se në seancën e sotme nuk janë plotësuar kushtet për ndërprerje të seancës duke theksuar se ndërprerja e seancës së nga Avni Dehari ishte e jashtëligjshme dhe arbitrare

(Kosova Sot Online)