Ja kush thotë: Burri i Fitore Pacollit i ka përfituar 52 mijë euro nga Ministria e Hajrulla Çekut

  • A.P /
  • 24 July 2025 - 08:49
Ja kush thotë: Burri i Fitore Pacollit i ka përfituar 52 mijë euro nga Ministria e Hajrulla Çekut

Gazetari Lirim Mehmetaj ka raportuar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, i ka ndarë mbi 52 mijë euro burrit të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Sipas Mehmetajt, fondet janë ndarë përmes një OJQ-je, e cila fillimisht ishte shpallur organizatë e papërgjegjshme, ndërsa rezulton të jetë e regjistruar edhe si biznes.

“Pas dajës 100 mijë, e vëllait 100 mijë të tjera, edhe burri i Fitore Pacollit i kish kap 52 mijë euro”, ka shkruar Mehmetaj.

Ai shton se vetëm përmes një deputeteje janë përfituar afro 250 mijë euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që shumë raste të tjera mund të jenë ende të panjohura për qytetarët.

“Veç një deputete e VV-së i gllabëroi 250 mijë euro. E këto po i dimë. Sa të tjera s’i dimë hiç. Nëse deputetja i kap tana qeto, paramendoje ministrat?!”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Derisa komentuesit e kanë cilësuar Pacollin si një "bletë punëtore".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)