Një i ri nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani

  • A.P /
  • 24 July 2025 - 15:00
Një i ri nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani

Një i ri nga komuna e Vitisë, Florent Frangu, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, ku jetonte dhe punonte. Sipas informacioneve, ai ka vdekur si pasojë e një aksidenti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Florent Frangu. Humbja e tij është një goditje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin si njeri të ndershëm e të respektuar”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Halitit, i cili shprehu mbështetje dhe lutje për familjen në këto momente të rënda.

(Kosova Sot Online)